Sot, këngëtari Besart Kelmendi, i njohur me emrin artistik Gjesti, është paraqitur në Gjykatën Themelore në Prishtinë për seancën dëgjimore lidhur me dyshimet për veprat penale “armëmbajtje pa leje”, “kanosje” dhe “dëmtim i pasurisë”.
Prokuroria ka dorëzuar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, pasi ngjarja ka ndodhur pranë zyrave të studios “Onima”, ku këngëtari dyshohet se, për shkak të një mosmarrëveshjeje për borxh, ka kërcënuar të dëmtuarin E.Sh. me armë në dorë dhe më pas ka dëmtuar kompjuterët, tavolinat dhe xhamat e studios.
Kur nuk e gjeti të njëjtin, Gjesti dyshohet se dëmtoi kompjuterët, tavolinat dhe xhamat e studios.
Policia sekuestruar armën gjatë intervenimit në vendin e ngjarjes.
Se a do të caktohet masa e paraburgimit, vendimi pritet nga Gjykata Themelore e Prishtinës.



Të tjera
Aktuale
Tragjedi në Gjakovë – një person vdes në vendin e punës
Një rast tragjik ka ndodhur ditën
Aktuale
Serwer: Mendoja se Osmani ishte një presidente e mirë
Kosova do të mbajë zgjedhjet e
Aktuale
KQZ nis përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur