Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për këngëtarin Besart Kelmendi i njohur si Gjesti në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Ai u ndalua të mërkurën dhe dyshohet për tri vepra penale: “Armëmbajtje pa leje”, “Kanosje” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.
Lajmin për kërkesën për paraburgim e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.
Këngëtari u arrestua të mërkurën dhe u dërgua në mbajtje, kishte njoftuar policia.
Ndërkaq, Prokuroria njoftoi se ai u ndalua për 48 orë dhe dyshohet për tri vepra penale.
Sipas Prokurorisë, dyshohet se i njëjti ka kryer veprat penale: ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ sipas nenit 366 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, veprën penale ‘’Kanosja’’ sipas nenit 181 të KPRK-së, si dhe veprën penale ‘’Asgjësim apo dëmtimi i pasurisë’’ në bazë të nenit 321 të KPRK-së.



Të tjera
Lajme
Trump ‘humb’ durimin,shkarkohet Grenell
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar
Aktuale
Ambasadori gjerman: Mirë që u gjet pajtimi për zbatimin e ligjeve për të huajt dhe automjeteve
Ambasadori gjerman në Kosovë, Rainer Rudolph,
Lajme
Kurti: Qeveria do t’u ofrojë leje të përkohshme qëndrimi për 12 muaj studentëve dhe punëtorëve serbë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas