Policia e Kosovës ka vijuar patrullimet dhe kontrollet në gjithë vendin, për të luftuar krimin e organizuar dhe shtrirë rendin ligjor.
Me këtë rast, në fshatin Radosevika të Zubin-Potokut, policia gjeti dhe konfiskoi armë, municion e pajisje ushtarake, në një shtëpi të pabanuar.
Në shtëpinë e pabanuar u gjet një armë zjarri AK-47, dy karikatorë me 27 fishekë, dy fishekë të gjuetisë dhe disa pajisje ushtarake.
“Lidhur me rastin, është identifikuar pronari i shtëpisë, i cili po ashtu posedon edhe një shtëpi në Zubin Potok në të cilën me urdhër të prokurorit është kryer bastisje dhe janë gjetur: një armë e gjatë AK-47, katër karikator me 120 fishekë” thuhet në njoftimin e policisë.
Pronari i shtëpisë është shoqëruar në stacion policor, për t’u intervistuar.
I njëjti, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
Rasti u iniciua si “Armëmbajtje pa leje”.



Të tjera
Aktuale
Nënkryetari i Guxo: Të bashkohemi me LDK-në
Mes dorëheqjesh nga Guxo, nënkryetari i
Aktuale
Gjykata Kushtetuese bashkon kërkesat e Kurtit dhe deputetëve të LVV-së për dekretin e presidentes
Gjykata Kushtetuese ka vendosur të bashkojë
Aktuale
AAK në mbrojtje të dekretit të Osmanit, kërkon nga LVV-ja mos t’i bëjë presion Kushtetueses
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës vlerëson