Një operacion policor kundër fajdesë dhe detyrimit është zhvilluar në Prizren, ku tre persona nga e njëjta familje kanë përfunduar në pranga.
Burime të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë të ditur se në aksion janë arrestuar:
Eduart Kaçinari,
Anton Kaçinari,
Robert Kaçinari.
Sipas informacioneve fillestare, Eduart dhe Anton Kaçinari dyshohen për veprat penale “Fajde” dhe “Detyrim”, ndërsa Robert Kaçinari dyshohet për armëmbajtje pa leje.
Operacioni është realizuar nga njësitë relevante policore pas hetimeve që kishin zgjatur për një periudhë kohore, ndërsa gjatë aksionit janë ndërmarrë kontrolle dhe veprime të tjera hetimore.
Të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor dhe pritet të intervistohen nga hetuesit në prani të avokatëve, ndërsa për rastin është njoftuar edhe Prokuroria kompetente.
Hetimet për këtë rast janë në vazhdim dhe autoritetet pritet të japin detaje shtesë pas përfundimit të operacionit.



Të tjera
Aktuale
Qeverisë i bëhet thirrje “t’iu grahë punëve”, përballë mundësisë së shkuarjes në zgjedhje
Qeveria ende nuk ka marrë vendime
Aktuale
Viti 2025 cilësohet si vit i humbur për Kosovën në draft-raportin vjetor të PE-së
Një draft-raport vjetor i Parlamentit Evropian
Lajme Showbiz
Arrestohet Gjesti
Reperi i njohur nga Peja, Besart