Irani kërcënon: Përgatituni për naftën në 200 dollarë për fuçi

Irani do të kalojë nga “goditjet e ndërsjella” në sulme të vazhdueshme ndaj rivalëve të tij dhe SHBA-të nuk do të jenë në gjendje të kontrollojnë çmimet e naftës, tha sot zëdhënësi i Gardës Revolucionare të Iranit.

“Nuk do të lejojmë që as edhe një litër naftë të arrijë në SHBA, sionistët (Izraelin) dhe bashkëpunëtorët e tyre. Çdo anije ose cisternë e destinuar për ta do të jetë një objektiv legjitim”, theksoi Ebrahim Zolfaqari.

“Përgatituni për naftë me 200 dollarë për fuçi, sepse çmimi varet nga siguria në rajon, të cilën ju e keni destabilizuar”, shtoi ai.

Të tjera

Aktuale

Mustafa: Figurën e Presidentit vështirë ta gdhendim si skulptor

Gjatë ditës së djeshme janë riaktivizuar

Aktuale

Deputetja e AAK’së zbulon ‘zënkën’ me Abdixhikun

Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, duke