Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) shpreh shqetësim për rritjen e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare, e cila ka kaluar mbi 100 dollarë për fuçi, niveli më i lartë që nga viti 2022.
Kjo rritje sipas tyre po godet drejtpërdrejt transportin, industrinë dhe konsumatorët në Kosovë, duke rritur kostot e prodhimit, shërbimeve dhe çmimet në treg.
“Nëse kjo situatë vazhdon, pritet presion i ri inflacionist dhe rritje e mëtejshme e çmimeve në vend”, thuhet në reagim.
AKB kërkon nga institucionet e Kosovës monitorim dhe mbështetje të tregut të derivateve,t ransparencë më të madhe në formimin e çmimeve tavan nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, kurse bizneset që merren me derivate furnizim të rregullte të tregut vendor.
“Njëkohësisht, vlerësojmë se është e domosdoshme që shteti të rrisë vlerën sasiore të rezervave strategjike të derivateve, në mënyrë që vendi të jetë më i përgatitur për përballimin e krizave energjetike dhe luhatjeve në tregjet ndërkombëtare. Stabiliteti energjetik dhe ekonomik është jetik për zhvillimin e qëndrueshëm të bizneseve dhe mirëqenien e qytetarëve”, thuhet më tej.



Të tjera
Aktuale
Pas katër muajsh Osmani e pranon që i bëri favor Kurtit duke i caktuar zgjedhjet me 28 dhjetor
Akuza kryesore e partive opozitare për
Aktuale
Raportet e Kurtit me Ramën, Osmani: Nëpër botë më thuhej ‘mirë me Serbinë por çka patët me Shqipërinë’?
Presidentja Vjosa Osmani tha se ka
Aktuale
Gazi natyror rikthehet në debat: A është Kosova gati për një epokë të re të energjisë?
Prodhimi i energjisë elektrike nga gazi