Shefja e Grupit Parlamentar, Jehona Lushaku-Sadriu, ka folur për mundësinë e zgjedhjeve të reja pas shpërndarjes së parlamentit.
Ajo tha se kryeministri Albin Kurti duhet të përgjigjet për arsyet pse po kërkon zgjedhje të reja, pavarësisht se ka marrë 51% të votave nga qytetarët.
“Ndoshta ka qenë skenar i menduar, ne sot e pyetim, pse po ka dëshirë me na çu në zgjedhje, kur ke marrë 51%, kur nuk po je i gatshëm të bësh asnjë kompromis, po institon gjithsesi ka rruga e zgjedhjeve. Kjo është vertet një përgjigje që duhet të na japë lideri i LVV-së, pse nuk i mjafton 51%, dmth është totalisht i paaftë që të bëjë politikë racionale dhe të arsyeshme në të mirë të qytetarëve, po harron se qytetarët ia kanë dhënë besimin me qeverisë për të bërë sene të mira për qytetarët”, tha Lushaku-Sadriu në Klan Kosova.



Të tjera
Lajme
Transportuesit paralajmërojnë rritje çmimesh ose mbyllje të kompanive, shkak shtrenjtimi i naftës
Kryetari i Unionit të Shoqatave Rrugore,
Aktuale
Mbrojtja e afërt e kryeministrit Kurti pengon gazetaren, reagon AGK
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka
Aktuale
LVV dorëzon në Kushtetuese dekretin e presidentes për shpërndarjen e Kuvendit
Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar në Kushtetuese