24 hektarë Kishës Serbe “për hatër të Rashiqit”, Hoti: Pra me vite ishte “tradhti”, kjo është retorika e mashtruesit

 

Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, reagoi ndaj deklaratës së ministrit Nenad Rashiq për 24 hektarët e Manastirit të Deçanit.

Hoti tha se deklarata e Rashiqit “e zhvesh plotësisht” kryeministrin Albin Kurti nga retorika e tij politike.

“Për vite u fol për ‘tradhti’ dhe ‘falje të tokës për manastirin’,” shkroi Hoti.

“Sot, ministri i tij e thotë hapur se vendimi ishte shumë i thjeshtë: ‘Do ta bëjmë, por ta dish – për shkakun tënd’.”

Sipas tij, një veprim që dikur paraqitej si tradhti u bë më pas vendim i qeverisë.

“Pra, ajo që dikur ishte tradhti, kur u bë vetë Kryeministër u bë lehtësisht për hatër,” deklaroi Hoti.

“Kaq ‘serioze’ është vendimmarrja shtetërore e Kurtit,” shtoi ai.

Të tjera