Deliu-Kodra u përgjigjet deputetëve të VV-së: Kur u zgjodhën presidentët Jahjaga, Pacolli dhe Thaçi ju nuk ishit në sallë

 

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, u është përgjigjur njerëzve të pushtetit të cilët po i kritikojnë deputetët e opozitës për mosprezencen e tyre në seancën për zgjedhjen e presidentit.

Ajo ka rikujtuar se deputetët e VV-së nuk kanë qëndruar në sallë asnjëherë kur është zgjedhur presidenti.

Deliu-kodra ka kritikuar VV-në e cila po kërkon nga Kushtetuesja detyrimin e deputetëve për të qëndruar në sallë.

“Kur u zgjodhën presidentët Atifete Jahjaga, Behgjet Pacolli dhe Hashim Thaçi, deputetët e Lëvizja Vetëvendosje nuk ishin në sallë. Sot, e njëjta parti kërkon nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës që deputetët të obligohen të jenë në sallë për zgjedhjen e presidentit. Standardet kushtetuese nuk mund të ndryshojnë sipas interesit të momentit politik”, ka shkruar ajo

Të tjera