Presidenti iranian Masoud Pezeshkian sapo ka transmetuar një video-mesazh në televizionin shtetëror iranian.
“E konsideroj të nevojshme t’u kërkoj falje vendeve fqinje që u sulmuan”, thotë ai, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.
“Ne nuk kemi ndërmend të pushtojmë vendet fqinje”, thotë ai, dhe bën thirrje për bashkëpunim rajonal për të “vendosur paqen dhe qetësinë”.
Pezekshian shton se një vendim i udhëheqësve është lëshuar për forcat e armatosura: “që tani e tutje, mos sulmoni vendet fqinje nëse nuk sulmoheni i pari”.
“Ata që po mendojnë të shfrytëzojnë këtë moment për të sulmuar Iranin nuk duhet të bëhen kukulla të imperializmit”, thotë presidenti, duke shtuar se mbështetja e Izraelit ose SHBA-së “nuk është një rrugë drejt nderit dhe lirisë”.



Të tjera
Uncategorized
Metodi di pagamento sicuri e veloci disponibili su Star Casino
In questo articolo esploreremo i metodi
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen