Një rast i lëndimit të lehtë trupor është regjistruar pasditen e 5 marsit 2026, rreth orës 17:30, në fshatin Shtedim të Podujevës, pranë restorantit “Evropa”, ku disa persona janë përfshirë në një rrahje.
Policia është njoftuar për një rrahje në progres, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore. Aty janë hasur A. H dhe A. B, të cilët kanë deklaruar se kishin pësuar lëndime trupore dhe kanë kërkuar trajtim mjekësor.
Pas trajtimit, të dy janë shoqëruar në Stacionin Policor në Podujevë, ku janë intervistuar në cilësinë e ankuesve. Në cilësinë e dëshmitarëve janë intervistuar edhe dy persona.
Ndërkohë, në stacion policor janë shoqëruar edhe të dyshuarit Çlirim Softolli, Fatos Softolli dhe Arlind Softolli, të cilët janë intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Po ashtu, në lidhje me rastin është intervistuar edhe një i mitur me inicialet A.S., në prani të avokatit dhe përfaqësuesit të Qendrës për Punë Sociale.
Për rastin është njoftuar Prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit si “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa tre nga të dyshuarit – Çlirim Softolli, Fatos Softolli dhe Arlind Softolli – janë ndaluar për 48 orë.
Hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim.



Të tjera
Uncategorized
Bono Sin Depósito De Wcasino — Europa del Sur Casimpo casino
Popular títulos dejar entrar xx promocionar
Uncategorized
Spinch Casino — Europese Unie Magius casino
A játékkaszinó tervezet kifúj a vízből
Uncategorized
Załóż Konto W Kilka Sekund – polskie terytorium casino pistolo
darmowy bonus powitalny w kasynie online