Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se e mbështet dhe e mirëpret dekretin dhe qëndrimin e Presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit.
Ai tha se LDK vlerëson “përgjegjësinë dhe qartësinë kushtetuese të treguar në këtë vendim nga ajo, në mbrojtje të rendit kushtetues dhe funksionimit normal të institucioneve të Republikës”.
“Dështimi politik, bashkë me tendencat e rrezikshme të imponimit e improvizimit, nuk mund të prodhojnë as debate artificiale politike e as zvarritje procedurale që do ta shndërronin Republikën tonë në një vend pa norma dhe pa rregulla. Në këtë frymë, jemi të gatshëm të marrim pjesë në konsultimet për caktimin e datës së zgjedhjeve dhe t’i drejtohemi qytetarëve për zgjidhjen e re demokratike”.
Abdixhiku tha se zgjedhjet nuk ishin asnjëherë alternativa e preferuar e LDK-së.
“Përkundrazi, ato ishin krejt të panevojshme dhe lehtësisht të shmangshme. Fatkeqësisht, apetitet për kapje njëpartiake të të gjitha pozitave shtetërore parandaluan çdo kompromis eventual. Tani vendimi i takon qytetarëve të Republikës së Kosovës. Në demokraci, fjala e fundit gjithmonë i takon sovranit”, tha ai



Të tjera
Aktuale
Rrahje në restorant ” Evropa” në Podujevë, tre persona përfundojnë në ndalim
Një rast i lëndimit të lehtë
Ekskluzive Lajme
SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në operacionin kundër Iranit – pamje
Një javë pas nisjes së operacionit
Lajme Opinione
Adriana Matoshi e VV’së kthehet në skenë, e godet Vjosa Osmanin
Deputetja e Vetëvendosjes, Adriana Matoshi, ka