Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka arsyetuar sulmet në Iran me programin bërthamor të këtij vendi.
Trump, gjatë një tryeze në Shtëpinë e Bardhë, ka thënë se po të mos sulmohej Irani atëherë brenda pak javëve do të zotëronte armë bërthamore.
“Nëse nuk do të kishim goditur brenda dy javësh, ata do të kishin një armë bërthamore. Kur njerëz të çmendur zotërojnë armë bërthamore, atëherë ndodhin gjëra të këqija”, tha Trump, raporton BBC.
Irani prej kohësh ka insistuar se programi i tij bërthamor është paqësor, por ka pasur dyshime të mëdha në këtë.
Izraeli e SHBA-ja nisën sulmet ndaj Iranit të shtunën, ku në valën e parë u vranë dhjetëra udhëheqës, përfshirë edhe liderin suprem Ayetollah Ali Khamenei.



Të tjera
Aktuale
Katari sulmohet fuqishëm nga Irani
Katari ka bërë të ditur
Lajme
Propozimi i avokatit: Opozita të dalë me kandidat, të votojë në raundin e parë, në raundin e dytë të dalë nga salla…
Avokati Xhevdet Smakiqi ka propozuar disa
Lajme
“…ka me marrë vesh krejt bota”, Bekim Jashari emocionon me fjalët që ia kishte thënë Hamëz Jashari
Bekim Jashari, i biri i heroit