Kryetarja e Kuvendit Kosovës, Albulena Haxhiu ka mbajtur një konferencë për media, ku ka bërë të ditur se deri më tani e kanë vetëm një kandidat për president dhe se nuk mund të thërrasi senacë, pasi që në garë duhet të jenë dy kandidatë.
“Në cilësinë e kryetares deri në këtë moment kam pranuar vetëm një kandidaturë për president. Me 30 nënshkim vv dhe disa deputet nga grupi multietnik Glauk Konjufcen kandidat për president. Procedura kërkon që në proces të jenë së paku dy kandidatë. Procesi i votimit nuk mund të fillojë, pa u përmbushur ky kusht”, tha Haxhiu.
“Deputetët nuk janë vetëm përfaqësues politik të subjekteve por dhe të qytetarëve. Mosveprimi në një moment të tillë, ka pasoja të drejtpërdrejt në përmbushjen e obligimeve kushtetuese. Derisa nuk janë dy kandidatë nuk mund të thërras seancë për zgjedhjen e presidentit:”, tha ajo.



Të tjera
Lajme
Abdixhiku: Po shkojmë në zgjedhje sepse pushteti kërkoi nënshtrim, ne zgjodhëm Republikën
Kryetari i Lidhjes Demokratike të
Aktuale
S’ka president të ri, Kosova shkon në zgjedhje
Deputetët e Kuvendit të Kosovës
Aktuale
Haxhiu: PDK, LDK, AAK, Lista Serbe s’janë të pranishëm, po presim nëse po kthehen
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, njoftoi