Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha ka bërë disa ironizime me udhëheqësit e shtetit.
Derisa në vend po zhvillohen disa debate mbi hapjen e urës së Ibrit në veri, deputeti Berisha ka pyetur nëse e ka hapur kryeministri urën në Ibër, transmeton Telegrafi.
Më pas, reagimin e tij, ai e ka vazhduar me presidenten Vjosa Osmani, ku ka shkruar se presidentja ka 10 ditë qe merret me replikat me aeroportin e Shkupit.
“Çka u bo me urën në Mitrovicë a e hapi Albini? Pas gjithë këtyre zhvillimeve, që 10 dit presidentja Osmani hala ish tu repliku me aeroportin me saktësisht me rojën e sigurimit privat të aeroportit për çantën e saj private”, ka pohuar ai.
Ndryshe, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është përballur me një situatë të sikletshme më dy gusht në aeroportin e Shkupit, ku sipas Presidencës, një pjesëtar i sigurimit tentoi t’i merrte telefonin personal për ta vendosur në skanerë.



Të tjera
Aktuale
Kurti në heshtje, VV-ja pranon se s’i ka votat: Çfarë do të sjellë dita e sotme në Kuvend?
Lideri i VV-së, Albin Kurti,
Aktuale
Mos harroni, ora kthehet pas sonte! A ndikon kjo në shëndetin tuaj? Ja çfarë thonë ekspertët
Kthimi i kohës prapa në
Aktuale
Dokument: Kushërinjtë e Faton Pecit përfituan grante qindra mijëra euro nga ministria e tij
Grantet e Ministrisë së Bujqësisë e