Me kërkesë të VV-së seanca për Presidentin – caktohet për në orën 19:00?

Me kërkesë të Lëvizjes Vetëvendosje, seanca e Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit është caktuar për në orën 19:00.

Kështu ka mësuar Express, ndërsa ende nuk nuk ka konfirmim zyrtar nga Kuvendi.

Sot gjatë ditës grupet parlamentare të partive mbajtën mbledhje lidhur me çështjen e Presidentit derisa po afrohen orët e fundit për të finalizuar këtë proces.

Lëvizja Vetëvendosje, partia më e madhe parlamentare, ende nuk ka propozuar zyrtarisht një emër për këtë post, ndërsa zyrtarët e kësaj partie sot gjatë gjithë ditës i janë shmangur pyetjeve të gazetarëve.

Po ashtu, edhe kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, tha se partia e tij s’ka një kandidat për President pa një marrëveshje paraprake.

Ndërkaq, bisedimet e kryeministrit Albin Kurti me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku, dje përfunduan pa një marrëveshje.

Nëse Presidenti nuk zgjidhet brenda afatit kushtetues vendi shkon në zgjedhje.

Të tjera

Aktuale

Haxhiu ‘‘trajton’’ mënyrat si shkohet në zgjedhje

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, është

Aktuale

Haxhiu: E kemi vetëm një kandidat për president, nuk mund të thërras seancë

Kryetarja e Kuvendit Kosovës, Albulena Haxhiu