Ministrja e Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, tha se sot ka nënshkruar vendimin për caktimin e çmimeve të produkteve të naftës, pas rritjes së menjëhershme të çmimeve të derivateve si rrjedhojë e ngjarjeve në Lindjen e Mesme.
“Ky vendim ishte i domosdoshëm për mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e konkurrencës së drejtë e të ndershme në tregun vendor”, tha ajo.
Kusari-Lila shtpi se vendimi vjen pas mbikëqyrjes së vazhdueshme të tregut të naftës, analizimit të evidencave ditore nga Dogana e Kosovës dhe raporteve të Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut, ku është konstatuar se rritjet e çmimeve nga importi janë reflektuar menjëherë në çmimet e shitjes.
Marzha tregtare maksimale e lejuar:
▪️ Shitja me shumicë: deri në 2 eurocentë për litër
▪️ Shitja me pakicë: deri në 12 eurocentë për litër
Ajo tha se inspektorët do të jenë në terren për të mbikëqyrur zbatimin e këtij vendimi.
“Llogaritja e marzhës tregtare maksimale të lejuar për shitje me shumicë dhe pakicë bëhet sipas nenit 4, paragrafi 1.1 dhe 1.2, të Udhëzimit Administrativ Nr. 03/2022 për Rregullimin e Çmimeve të Produkteve të Naftës dhe Karburanteve të Ripërtëritshme dhe Masat e Tjera Mbrojtëse. Duke u bazuar në analizën e situatës në treg dhe në kompetencat ligjore të Ministrisë, u vendos si në dispozitiv të këtij vendimi”.
Ky vendim hyn në fuqi një ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.
“Çdo shkelje apo moszbatim i këtij vendimi do të trajtohet sipas legjislacionit në fuqi.Ky vendim synon të sigurojë konkurrencë të ndershme dhe mbrojtje të konsumatorëve në tregun e Republikës së Kosovës



Të tjera
Lajme
Momenti i rrahjes së gazetarit Burim Pacolli nga Mossi me dy të tjerë
Janë publikuar pamjet e sulmit fizik
Aktuale
Zyrtare, Vetëvendosje tregon emrin e kandidatt të tyre për President
Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se zyrtarisht
Aktuale
Me kërkesë të VV-së seanca për Presidentin – caktohet për në orën 19:00?
Me kërkesë të Lëvizjes Vetëvendosje, seanca