Irani sulmon me raketë edhe Turqinë, reagon Ankaraja: U neutralizua para se të hynte dhe të na godiste

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë ka bërë të ditur se një raketë balistike e lëshuar nga Irani ka kaluar mbi hapësirën ajrore të Irakut dhe Sirisë, duke u drejtuar më pas në drejtim të territorit turk.

Përmes një njoftimi zyrtar, autoritetet turke sqaruan se raketa është neutralizuar në ajër nga sistemet e mbrojtjes ajrore dhe raketore të NATO-s, përpara se të hynte në hapësirën ajrore të Turqisë, raporton media turke.

Konkretisht, Ministria Turke e Mbrojtjes Kombëtare deklaron se:

“Një raketë balistike, e lëshuar nga Irani dhe e zbuluar duke u drejtuar drejt hapësirës ajrore turke, pasi kaloi hapësirën ajrore të Irakut dhe Sirisë, u neutralizua menjëherë nga mbrojtjet raketore të NATO-s të vendosura në Mesdheun Lindor”.

Ndër të tjera, Ankaraja vëren se:

“Çdo hap i ndërmarrë për të mbrojtur territorin dhe hapësirën ajrore tonë do të jetë vendimtar dhe pa hezitim. Ju kujtojmë se rezervojmë të drejtën për t’iu përgjigjur çdo qëndrimi armiqësor ndaj vendit tonë”.

Gjithashtu, sipas ministrisë turke, municioni që ra në rajonin Dertyol të provincës Hatay ishte pjesë e sistemit të mbrojtjes ajrore të Turqisë, i cili e kapi kërcënimin në ajër. Nuk pati viktima apo të lënduar nga incidenti.

Të tjera

Aktuale

Me kërkesë të VV-së seanca për Presidentin – caktohet për në orën 19:00?

Me kërkesë të Lëvizjes Vetëvendosje, seanca

Aktuale

Arsim Bajrami tërheq kandidaturën për president

Profesori universitar dhe ish-zyrtari i lartë

Aktuale

LDK: Përgjegjësia për emrin e presidentit i takon Vetëvendosjes

Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes