Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit ndaj katër prej pesë serbëve të arrestuar nën dyshimin për krime lufte kundër popullatës civile.
Sot, Gjykata Themelore në Prishtinë bëri të ditur se ka shqyrtyar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurve, emrat e së cilëve i ka raportuar ekskluzivisht Sinjali, Ratko Krakoviq, Goran Tomaseviq, Sinisha Tomaseviq, Predrag Tomaseviq, Nebojsha Tomaseviq.
Gjykata, ndërkaq ka refuzuar kërkesën për parabugim ndaj Nebojsha Tomaseviq, pasi sipas gjykatës s’është vertëtuar dyshimi i bazuar se ai ka kryer veprën penale për të cilën dyshohet.
“Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës të Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve G.T., R.K., S.T. dhe P.T , ashtu që të njëjtëve iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji për secilin, ndërsa është refuzuar kërkesa e PSRK- së ndaj të pandehurit N.T., pasi nuk është vërtëtuar dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale Krime lufte kundër popullatës civile.
Pas mbajtjes së seancës dëgjimore Gjykata vlerësoj se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate sepse nëse të pandehurit lihen në liri, ekziston rreziku i arratisjes pasi të pandehurit posedojnë edhe pasaportë të Republikës së Serbisë dhe ekziston mundësia reale që të ikin nga Kosova, po ashtu nëse të pandehurit gjenden në liri ekziston rrezik potencial se do të ndikojnë tek dëshmitarët dhe të dëmtuarit. Gjykata vlerësoj se nëse të pandehurit gienden në liri, përveç faktit se mund të arratisen dhe do të jenë të paarritshëm për organet e ndjekjes, masa e paraburgimit tani për tani është e vetmja masë, për rrjedhjen e pa penguar të procedurës penale.”, thuhet në njoftim.



Të tjera
Lajme Showbiz
E papritur: Ky banor lë shtëpinë e BBVA në Prime
Ky prime i Big Brother VIP
Ekskluzive Lajme
Me një deklaratë të Trumpit bien çmimet e karburanteve në tregjet ndërkombëtare
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar
Aktuale
Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane
Tensionet në Lindjen e Mesme janë