Konflikti në Lindjen e Mesme ka bërë që çmimet e naftës dhe të gazit të rriten, por ai mund të çojë gjithashtu në rendimente më të ulëta të të korrave dhe çmime më të larta të ushqimeve nëse vazhdon të ndikojë në transportin global detar, raporton BBC.
Mbyllja e vazhdueshme e Ngushticës së Hormuzit do të çonte në çmime më të larta globale të produkteve bazë si misri, gruri dhe orizi, sepse kjo rrugë ujore është jetike për transportin e një të tretës së uresë në botë – një përbërës thelbësor në plehërim, ka thënë për World Business Express drejtori ekzekutiv i Yara-s.
“Në disa kultura, mund të shihen ulje [të rendimenteve] deri në 50%”, tha Svein Tore Holsether, i cili drejton kompaninë e dytë më të madhe në botë të plehrave.
Koha e mbylljes nënkupton që furnizimi me ure është i kufizuar në një periudhë kur fermerët dhe kultivuesit po blejnë plehra për t’i aplikuar në fusha, tha ai.




Të tjera
Lajme
Mbyllet ambasada amerikane në Bejrut
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në
Aktuale
Tani thuhet se është kundërshtarja kryesore e saj, Gërvalla për Osmanin në dhjetor: A mundet kjo opozitë mos t’ia japë votën?
Pak para zgjedhjeve të 28 dhjetorit,
Aktuale
Rutte: Do të sigurohemi që KFOR-i të mbetet i fuqishëm dhe i aftë për të përmbushur misionin
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark