Qeveria iraniane nuk ka dhënë asnjë informacion specifik në lidhje me atë që është goditur, pavarësisht se janë raportuar shpërthime masive nw pjesën lindore të Teheranit.
Dihet që IRGC ka pësuar goditje të mëdha, veçanërisht pas vrasjes së udhëheqësit suprem
Sulmet kanë synuar gjithashtu komandantin e përgjithshëm të IRGC-së dhe më shumë se 10 figura të tjera të larta ushtarake. Kjo nuk është gjë tjetër veçse një goditje e madhe, shumë e madhe.
Por kur flitet për performancën e IRGC-së, duhet patur parasysh se disa seli dhe qendra të lidhura me to në të gjithë Teheranin dhe në qytete të tjera janë shënjestruar.
Mbrëmë, IRGC tha se kishte shënjestruar një bazë ushtarake në Kuvajt dhe një grumbullim të forcave ushtarake amerikane në Dubai.
Ajo që po shihet në terren është se jo vetëm selitë ushtarake dhe qendrat politike po shënjestrohen, por edhe qytetarët po preken. /Telegrafi



Të tjera
Aktuale
Zhvillimet e fundit: Këtë emer pritet ta propozojë Kurti për President
Lideri i VV-së, Albin Kurti, nuk
Ekskluzive Lajme
Çfarë do të thotë lufta në Iran për Ukrainën
Evropianët që po përpiqen të përballojnë
Lajme Opinione
Sabri Beqiri: A është shndërruar presidentja Vjosa Osmani në një “shtrigë” në sytë e Albin Kurtit?
Këto ditë është bërë e