Kryeministri Albin Kurti tha se s’ka “diçka të re”, pas takimit me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, ku u diskutua për çështjen e Presidentit.
Ai tha për gazetarët se si shumicë parlamentare, janë “14 deputetë larg” Presidentit. Kësisoj, ai tha se mund të ketë 3 kandidatë.
“Tash jemi 14 deputetë larg, që e bën situatën më të vështirë. Por si Lëvizje Vetëvendosje ne kemi mundësi që ta nxjerrim një kandidat sepse i bëjmë 30 nënshkrime. Bashkë edhe me pakicat që i kemi në mazhorancë, mund t’i nxjerrim dy kandidatë, për shkak se me 66 veta mund t’i bësh 60 nënshkrime. Tash edhe opozita, nëse nuk e përfshijmë Listën Serbe, janë 43 deputetë. Pra edhe opozita mund të nxjerrë kandidat”, tha ai.
Kurti tha se “Kushtetuta na obligon që t’i evitojmë zgjedhjet, të mos shkojmë në zgjedhje”.
“Në anën tjetër i obligon edhe deputetët që të votojnë. A do të realizohet kjo nuk e di, por kushtet janë ideale që t’i kemi edhe 3 kandidatë, ndërkohë që aktualisht nuk është asnjë”, tha ai.



Të tjera
Uncategorized
Metodi di pagamento sicuri e veloci disponibili su Star Casino
In questo articolo esploreremo i metodi
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen