Dega II e LDK-së për Gjermani mbajti mbledhjen e Kryesisë
Me ftesë të Kryetarit z. Mustafë Lulaj dhe Sekretarit z. Arben Gashi, Dega II e LDK-së për Gjermani mbajti mbledhjen e radhës të Kryesisë.
Mbledhjen e hapi Kryetari, i cili paraqiti rendin e ditës:
1. Gjendja aktuale në subjektin tonë pas Kuvendit të Jashtëzakonshëm
2. Të ndryshme
Fillimisht, Kryetari Lulaj uroi të pranishmit me rastin e Ditës së Pavarësisë dhe, ndër të tjera, theksoi:
Nga zgjedhjet e kaluara nuk mund të jemi aspak të kënaqur, andaj konsideroj se jemi të gjithë përgjegjës për rezultatin jo të kënaqshëm. Për këtë rezultat, z. Lulaj bëri përgjegjëse edhe Qendrën në Prishtinë. Ai theksoi se Kryesia nga Prishtina vizitat në Mërgatë i ka bërë në mënyrë selektive dhe apeloi që t’u kushtohet më shumë vëmendje degëve në Gjermani. Kryetari pati gjithashtu vërejtje për nëndegët e Degës, me synimin që në të ardhmen të veprohet më i koordinuar me Degën.
Fjalën më pas e mori delegati nga Dega II, z. Fazli Hajdaraj, i cili raportoi për punën e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të LDK-së në Prishtinë. Fillimisht ai falënderoi të pranishmit për besimin e dhënë, si dhe për kërkesën për takim para shkuarjes në Kuvend, lidhur me qëndrimin e Degës. Ai theksoi se Kryetari Abdixhiku pranoi përgjegjësinë për rezultatin zgjedhor. Në fillim të Kuvendit ai bëri një ekspoze shumë të qartë, duke sqaruar të gjithë ecurinë dhe gjendjen momentale, si dhe paraqiti votëbesimin përmes dorëheqjes.
Kuvendin e kryesoi udhëheqësi i Kryesisë punuese, z. Kujtim Shala. Sipas raportimit, Kuvendi ishte 100% i rregullt. Debatuan të gjithë të interesuarit, pa asnjë ndërhyrje. Me kërkesë të Kryetarit dhe delegatëve, votimi u zhvillua me votë të fshehtë, gjë që u miratua unanimisht. Kryesuesi nuk ia ndërpreu fjalën asnjë diskutuesi dhe në fund pyeti disa herë nëse kishte ende të interesuar për diskutim, deri në përfundimin e plotë të debatit. Të gjitha diskutimet ishin në frymën e bashkëpunimit, bashkimit dhe unitetit.
Në fund u zhvillua votimi i fshehtë, me thirrje emër për emër, dhe z. Abdixhiku mori besimin për vazhdimin e mandatit si Kryetar. Rezultati, edhe pse i ngushtë, u pranua nga të gjithë pa asnjë vërejtje. U theksua se një nga diskutimet më mbresëlënëse ishte ai i znj. Hykmete Bajrami.
Në vazhdim, fjalën e mori Kryetari i Nëndegës për NRW, z. Jakup Gërguri. Ai theksoi se Nëndega NRW ka mbajtur mbledhje një ditë pas Kuvendit në Prishtinë. Në atë takim ishte i kyçur përmes “Messenger” edhe z. Besian Mustafa, i cili sqaroi gjerësisht ecurinë e Kuvendit. Nëndega i ka dërguar konkluzat, vërejtjet dhe përkrahjen në Qendër, si dhe i ka publikuar në faqen e saj. Gjatë vizitës në Kosovë, z. Gërguri mori mirënjohjet e Degës dhe po atë ditë zhvilloi takim me Kryetarin Abdixhiku dhe nënkryetarin Anton Quni.
Z. Adem Krasniqi theksoi se ishte kundër dhënies së votës për z. Abdixhiku, duke arsyetuar se ai ka vepruar në mënyrë destruktive ndaj Abrashit, Vjosës, Agim Veliut, si dhe në përpilimin e listës zgjedhore, me vendime të njëanshme e të papranueshme. Sipas tij, kjo formë centraliste njihet vetëm te Vetëvendosje.
Lush Cana u shpreh se për momentin nuk ka alternativë më të mirë se Abdixhiku dhe se është mirë që u rizgjodh. Ai theksoi se më parë Diaspora nuk kishte fare mundësi për përfaqësim, ndërsa tani ka delegatin e vet me votë demokratike. Ai bëri thirrje për aktivizimin e sërishëm të aktiveve dhe për punë të vazhdueshme në përputhje me rregulloren.
Sheki Daci, Kryetar i Nëndegës së Dortmundit me rrethinë, tha se gjatë qëndrimit në Kosovë për zgjedhje kishte vërejtur mungesë angazhimi dhe përgatitjeje në terren. Sipas tij, përgjegjësia për rezultatin nuk është vetëm e Kryetarit, por e të gjithëve.
Alush Zeqiraj, Kryetar i Nëndegës Rheinland-Pfalz I, theksoi se kanë mbajtur katër akademi, por Qendra nuk e ka parë të arsyeshme të marrë pjesë. Ai kundërshtoi deklarimet se Mërgata i humbi zgjedhjet, duke theksuar se shumica nga këtu që kanë shkuar në Kosovë kanë votuar për LDK-në.
Arben Gashi, Sekretar i Degës, sqaroi se delegati z. Fazli Hajdaraj kishte kërkuar takim paraprak për votimin në Kuvend, por megjithatë ai e ka pasur besimin e plotë të Degës. Ai falënderoi për mirënjohjet e sjella nga Qendra dhe shprehu shpresën se ato do të jenë motivim për punë të mëtejshme. Ai theksoi se në të kaluarën Nëndega NRW është anashkaluar padrejtësisht në disa raste dhe kërkoi mobilizim më të madh dhe koordinim më të mirë në të ardhmen.
Z. Hilmi Gashi nga Nëndega NRW falënderoi delegatin për përfaqësimin dhe raportimin korrekt. Ai vlerësoi faktin që Kuvendi kaloi pa ndarje dhe probleme, duke theksuar se çështjet duhet të diskutohen brenda strukturave dhe jo në media. Ai propozoi formimin e një komisioni për vlerësimin e mirënjohjeve, ndërsa vendimet për nëndegët t’i marrin vetë nëndegët.
Asllan Lajqi nga NRW theksoi se zgjedhjen e Kryetarit e përkrahin dhe se delegati ka pasur mbështetjen e tyre që nga dita e votimit.Ai ngriti shqetësimin për anashkalimin e Nëndegës si në ndarjen e mirënjohjeve, ashtu edhe në pjesëmarrjen në manifestime si rasti i Darkës së Lamës.
Si rezultat i diskutimeve të të pranishmëve, nga mbledhja unanimisht dolën këto konkluza:
- Përkrahim vendimin e Kuvendit të Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) për dhënien e votëbesimit z. Abdixhiku për vazhdimin e mandatit si Kryetar.
- Përkrahim idenë për rregullin “një individ – një detyrë” në kuadër të LDK-së.
- Përkrahim idenë për rithemelimin e aktiveve të LDK-së.
- Themelimin e një Komisioni në kuadër të Degës për vlerësimin e kandidatëve për mirënjohje, me nga dy përfaqësues për secilën nëndegë.
- Nga Qendra dhe GPM të ketë më tepër konsideratë për Degët në Gjermani, sidomos rreth vizitave dhe ftesave për evenimente.
- Të vazhdojmë punën dhe aktivitetet, duke respektuar gjithnjë hierarkinë e subjektit të cilit i takojmë.
- Në këtë mbledhje u diskutua edhe per qeshtjet organizative ne Dege,për raportet Dege/Nëndegë.Ishin te pranishem edhe z.Afrim S.Nuha ,Z.Avdi Tershani,/nga Nendega NRW,si dhe z. Mentor Konjuhi ,nga Nëndega Hessen.
- Njëzërit u zotuam që do vazhdojmë me punë e aktivitete sipas mundësive ,gjithnje të koordinuar përmes GKM me Qendren ne Prishtinë.
Komisioni për Informim i Degës II për Gjermani
24.02.2025 Jakup Gërguri
24.02.2025 Jakup Gërguri
.



Të tjera
Aktuale
Amerikanët publikojnë video: Sulmuam Iranin me bombardues të padukshëm nga radarët
Ushtria amerikane konfirmoi zyrtarisht
Aktuale
Kurti: Murat Jashari do të ishte figura ideale për president
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,
Kosova Lajme
Dega II e LDK-së për Gjermani i jep votëbesimin kryetarit Abdixhiku
Dega II e LDK-së për