Kryetari i Sindikatës së Korporatës Energjetike të Kosovës, Xhelal Jashari, në një intervistë për Ekonomia Online, ka treguar se Migjen Sadiku, 55-vjeç, punëtor në KEK, i cili humbi jetën sot në vendin e tij të punës, punonte në departamentin e sigurisë fizike.
Lajmin fillimisht e morën për një incident në Termocentralin Kosova B, dhe më pas kuptuan se bëhej fjalë për një ngjarje tragjike që i mori jetën kolegut të tyre.
“Para disa orësh kemi marrë informacion për një incident në Korporatën Energjetike të Kosovës, në Termocentralin Kosova B, ku, sipas organeve policore dhe ekipeve mjekësore, është konfirmuar se punëtori Migjen Sadiku ka ndërruar jetë në vendin e punës.I ndjeri punonte në departamentin e sigurisë fizike, i pajisur me të gjitha mjetet e nevojshme. Si ka ndodhur ngjarja, nuk kemi mundur ta ndjekim nga afër për shkak se policia monitoronte situatën. Si sindikatë, shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit, kolegëve dhe gjithë bashkëpunëtorëve të tij, veçanërisht departamentit të sigurisë fizike, të cilët sot ndajnë dhimbjen me familjen. Fatkeqësisht, kjo ka qenë dita e fundit për të, por ai ishte në krye të detyrës”, tha Jashari.
Më herët, KEK përmes një njoftimi ka bërë të ditur se punëtori kishte pësuar lëndime nga një incident me një mjet transportues (kamion).
“Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.) njofton me keqardhje të thellë se sot, në Termocentralin Kosova B, ka ndodhur një incident i rëndë ku ishte i përfshirë një kamion dhe një punonjës. Si pasojë e këtij incidenti, një punëtor 55-vjeçar ka pësuar lëndime të rënda. Në vendngjarje kanë dalë menjëherë zyrtarët e KEK-ut, Policia e Kosovës dhe ekipet mjekësore, të cilat kanë konfirmuar se viktima ka ndërruar jetë. KEK shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit, kolegëve dhe gjithë bashkëpunëtorëve të tij. Autoritetet përkatëse po trajtojnë rastin në përputhje me procedurat ligjore. Me pikëllim të thellë, KORPORATA ENERGJETIKE E KOSOVËS.”



Të tjera
Lajme
Një kristal “madhështor” nxirret nga nëntoka e Trepçës
Ndërmarrja “Trepça” ka njoftuar se ka
Lajme
Vitia: Ministria e Shëndetësisë përfitoi mbi 10 milionë dollarë amerikanë nga Pandemic Fund
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka
Aktuale
I dënuari arratiset nga Onkologjia në QKUK
Një i dënuar për “Vjedhje të