Inspektorati Policor i Kosovës, ka njoftuar se në dy raste të ndara i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin për tetë zyrtarë policorë.
Në komunikatën për media, bëhet e ditur se njëri rast ka ndodhur në Gjakovë, ndërsa rasti tjetër ka ndodhur në Gjilan, përcjell Express.
IPK ka kërkuar që në Gjakovë është kërkuar që të suspendohen 6 zyrtarë, ndërsa në Gjilan dy.
Komunikata:
IPK rekomandoi suspendimin e tetë zyrtarëve policorë në dy raste të ndara
Prishtinë/Gjakovë/Gjilan, 25 shkurt 2026
Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht Departamenti i Hetimeve në dy raste të ndara i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin për tetë zyrtarë policorë në Gjakovë dhe Gjilan.
Rasti i parë raportohet të ketë ndodhur më 19.02.2026 ku fillimisht një qytetar në Gjakovë është njoftuar për një gjobë për parkim të veturës në vendin ku është e ndaluar. Qytetari kishte shkuar në stacionin policor për të marrë tiketën për kundërvajtje por i njëjti pas kontaktit dhe një bisede me zyrtarët policorë ishte arrestuar si i dyshuar për kanosje.
Hetuesit e IPK-së pas pranimit të informacioneve dhe ankesës për këtë rast kanë filluar të ndërmarrin veprime hetimore përfshirë analizimin e shkresave të rastit, raporteve të zyrtarëve policorë, analizimin e një audio-incizimi etj.
Pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore është vërejtur se raportet e zyrtarëve policorë mbi bazën e të cilave është iniciuar rasti i kanosjes nuk përkojnë me atë që dëgjohet në incizim dhe dyshohet se edhe nuk janë të vërteta.
Hetuesit e IPK-së janë konsultuar me Prokurorinë Themelore në Gjakovë dhe veprimet tjera hetimore do të ndërmerren ndaj gjashtë zyrtarëve policorë në procedurë të rregullt në drejtim të veprës penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Në interes të hetimit IPK i ka rekomanduar Policisë suspendimin për 6 zyrtarët policorë të Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor të Drejtorisë Rajonale të Gjakovës.
Në rastin tjetër, IPK i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin për dy zyrtarë policorë në Gjilan.
Hetimet lidhur me këtë rast ndaj dy zyrtarëve policorë janë duke u zhvilluar në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan në procedurë të rregullt me dyshimin për veprën penale “Lajmërim apo Kallëzim i rremë”
Hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorinë pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këtë rast për të sqaruar rrethanat e dy rasteve.



Të tjera
Lajme Showbiz
Më në fund zbulohet e dashura e Klodit për të cilën refuzoi Elijonen dhe Beniten
Është zbuluar më në fund vajza
Aktuale
Hiqen dilemat për kandidaturën nga familja Jashari, deklarohet edhe Bekim Jashari
Anëtarë të familjes së heroit të
Aktuale
BE shtrëngon kontrollet mbi përbërësit e ushqimeve për foshnjat
Pas një skandali që përfshiu ushqimet