Deklaroi rrejshëm se u dhunua nga dy burra, prokuroria hap rast ndaj gruas në Vushtrri

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka njoftuar se ka hapur rast për lajmërim apo kallëzim të rremë rreth një denoncimi për dhunim që ka ndodhur në Vushtrri.

Rasti është hapur ndaj V.V, pasi që e njëjta ka deklaruar se është dhunuar nga dy burra, të cilët me vendim të prokurorit janë ndaluar për 48 orë, përcjell Express.

‘’Me urdhër të prokurorit, personi që e ka denoncuar dhunimin është dërguar për ekzaminim gjinekologjik në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ku pas ekzaminimit tek e dëmtuara nuk janë konstatuar kurrfarë dëmtime në organet gjenitale, e për rrjedhojë nuk janë realizuar asnjëra nga elementet e veprave penale kundër integritetit seksual, e po ashtu asnjë vepre tjetër penale e cila ndiqet sipas detyrës zyrtare’’, thuhet mes tjerash në njoftim.

Komunikata:

Hapet rast për lajmërim apo kallëzim të rremë rreth një denoncimi për dhunim në Vushtrri

Mitrovicë, 25 shkurt 2026 –  Prokuroria Themelore në Mitrovicë  – Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton opinionin publik se ka hapur rast për veprën penale “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë” ndaj një personi me iniciale V.V., përkitazi me një denoncim të një dhunimi që e njëjta ka paraqitur ndaj dy personave.

E njëjta ka deklaruar se është dhunuar nga dy burra, të cilët me vendim të prokurorit të shtetit janë ndaluar për dyzetë e tetë (48) orë.

Me urdhër të prokurorit, personi që e ka denoncuar dhunimin është dërguar për ekzaminim gjinekologjik në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ku pas ekzaminimit tek e dëmtuara nuk janë konstatuar kurrfarë dëmtime në organet gjenitale, e për rrjedhojë nuk janë realizuar asnjëra nga elementet e veprave penale kundër integritetit seksual, e po ashtu asnjë vepre tjetër penale e cila ndiqet sipas detyrës zyrtare.

Në mungesë të këtyre elementeve të pandehurit janë liruar nga qendra e ndalimit ku ishin vendosur paraprakisht, ndërkaq rasti ndaj denoncueses vazhdon në procedurë të rregullt.

Të tjera