Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, konfirmoi për Gazetën Express një aksident trafiku të shkaktuar në rrugën Prishtinë-Pejë, konkretisht në Bresje, ku janë përfshirë një autobus dhe dy vetura.
Hoxha tha se si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime trupore.
“Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, tha ai.
Tutje, Hoxha rikujtoi; “Policia apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të shtojnë kujdesin gjatë ngasjes”.



Të tjera
Uncategorized
Metodi di pagamento sicuri e veloci disponibili su Star Casino
In questo articolo esploreremo i metodi
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen