Nga 1 marsi 2026, Trafiku Urban ka njoftuar se kategoria e pasagjerëve që përfitojnë lirimin nga pagesa do të mund të udhëtojnë falas vetëm me Kuletën Digjitale.
Kategoritë që përfitojnë nga lirimi përfshijnë fëmijët deri në 7 vjeç, personat me aftësi të kufizuara, rastet sociale, veteranët dhe invalidët e luftës së UÇK-së, familjarët e dëshmorëve dhe të të zhdukurve, pensionistët e Komunës së Prishtinës, pjesëtarët e FSK-së, Policinë e Kosovës, zjarrfikësit, nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, stafin shëndetësor dhe arsimor të komunës, punonjësit e administratës komunale dhe studentët e Kryeqytetit.
Përfitimi i lirimit bëhet përmes krijimit të një llogarie në Kuletën Digjitale, ku duhet ngarkuar dokumentacioni përkatës, si letërnjoftimi, fotografia dhe dëshmia nga institucioni relevant. Për ata që nuk kanë akses në telefon apo pajisje të tjera, mund të aplikojnë për një kartelë fizike përmes një linku të veçantë. /Klankosova.tv
*Klikoni KË



Të tjera
Kosova Lajme
S’ka marrëveshje për presidentin ndërmjet LDK-së dhe VV-së, Lushaku-Sadriu flet për Klanin
Shefja e Grupit Parlamentar të
Lajme
Termokos përfundon sezonin ngrohës 2025/2026
Termokos ka marrë vendim që sot
Aktuale
Azemi: Ka vend për Vjosa Osmanin në LDK, e djathta duhet të bashkohet
Sekretari organizativ i Lidhjes Demokratike të