Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani, ka thënë se pret që të bëhet zgjidhje për çështjen e presidentit.
Sipas tij, Kurti dëshiron ta zgjedh një kandidat që nuk e sfidon politikisht në të ardhmen.
Rrahmani, ka thënë se Kurti me deklaratën e djeshme pas takimit me Abdixhikun, e ka eliminuara Vjosa Osmanin si emër i mundshëm për rikandidim për presidente.
“Pres që të ketë zgjidhje për presidentin, meqë s’ka gatishmëri të Albin Kurtit me shku në zgjedhje, sidomos pas takimit të djeshëm me liderin e LDK-së ku e eliminoi Vjosa Osmanin si kandidate për presidente”.
“Do ta gjej një alternativë për ta zgjedhur një president që nuk do ta sfidonte në të ardhmen”, ka thënë ai në FRONTAL të T7.
Sipas Rrahmanit, Kurti s’ka guxim të shkojë më në zgjedhje të reja, meqë s’mund ta arrijë rezultatin e dhjetorit.
“Kurti s’dëshiron dhe s’ka guxim të shkojë në zgjedhje”, ka shtuar ai./



Të tjera
Uncategorized
Metodi di pagamento sicuri e veloci disponibili su Star Casino
In questo articolo esploreremo i metodi
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen