Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fajtor edhe në rigjykim dhe e ka dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim, ish-shefin e Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Driton Gashi i akuzuar në rastin e njohur si “Gylenistët”, ka raportuar “Betimi për Drejtësi”.
Në këtë rast, Driton Gashi në cilësinë e shefit të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI), akuzohej se ishte angazhuar drejtpërdrejt në dëbimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova duke shkelur procedurat ligjore.
Aktgjykimi u shpall të martën. Gjykatësja Violeta Namani-Hajra tha se Gashi dënohet me 4 vjet e 8 muaj burgim dhe ndaj tij u shqiptua edhe dënimi plotësues- ndalimi i ushtrimit të funksionit në administratë publike për 4 vite, pas mbajtjes së dënimit me burgim.
Driton Gashi ishte dënuar më 2023 me katër vjet e tetë muaj burgim, por në fund të vitit 2024, Apeli e ktheu rastin në rigjykim lidhur me pikën 1 të dispozitivit, ndërsa vërtetoi lirimin e dy të akuzuarve të tjerë në këtë rast.
Bazuar në aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale më 24 shkurt 2021, Gashi ka keqpërdorur detyrën zyrtare në mënyrën që Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme i ka rekomanduar revokimin e lejeve të qëndrimit për Cihan Ozkanin, Yusuf Karabinën, Kahraman Demirezin, Hyseyn Demirin dhe Mustafa Erdenin si dhe për mosdhënien e lejes për Osman Karakaya, me arsyetimin se ata paraqesin rrezik për sigurinë kombëtare.
Pasi u dëbuan, 6 shtetasit turq u gjykuan në Turqi, me pretendimin se i përkisnin organizatës së shpallur terroriste nga ky vend, FETO.



Të tjera
Lajme
Me nderime policore varroset polici Mehdi Ibrahimi nga Mitrovica
Me nderime të larta nga institucionet,
Aktuale
Dogana gjen 1 milion euro të fshehura në rezervuarin e veturës në Merdare
Dogana e Kosovës ka sekuestruar rreth
Aktuale
Takimi me Sorensen, Kurti: Kosova e përkushtuar për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë
Albin Kurti, kryeministër i vendit, ka