Kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka hedhur një sërë akuzash në drejtim të kryeministrit Albin Kurti dhe qeverisjes së tij kohëve të fundit. Një pretendim i fundit i Haradinajt thotë se një zyrtar qeveritar i kabinetit Kurti i ka bërë kërkesë zyrtare shtetit serb për numrin e saktë të ushtarëve të UÇPMB’së.
Haradinaj këtë e ka deklaruar në një intervistë teksa ka pretenduar se vetë kryeministri Kurti ka transaksione nga Serbia.
“Ai ka qenë në mision te armiqtë, e kanë ndihmuar për tu ngritur në pozitë. Edhe financimet i ka të dyshimta, ka transaksione nga Serbia. Një zyrtar i Qeverisë Kurti ka bërë kërkesë zyrtare Serbisë për numrin e saktë të pjesëtarëve që UÇPMB-së. I ka pyet a na tregoni numrin e pjesëtarëve. Nuk ka mundësi ajo ditë me ndodh rastësisht ai është i rekrutuar nga Serbia”, ka deklaruar Haradinaj.
Për këtë deklaratë dhe disa të tjera deri më tani askush nuk ka reaguar as nga Qeveria e as nga subjekti politik Vetëvendosje për t’i demantuar pretendimet e Haradinajt.
Para pesë ditësh, Haradinaj ka thënë se Kurti është i përfshirë thellësisht në agjendën serbe.
”Përpara se Albin Kurti ta “vrasë” dinarin serb në Kosovë, atë e ka vrarë Euro. Politika e tij populiste që mund të rrezikojë edhe jetët e pjesëtarëve të NATO-s, është sabotim e përpjekje për zhbërjen e shtetit.Ky kryeministër është futur thellë në agjendën e Serbisë e cila për t’i demonizuar shqiptarët i ka vrarë edhe fëmijët e vet në Panda të Pejës. Po dyshoj nëse ky person, si shqiptari i vetëm i liruar nga burgu me dekret te Presidentit serb, Koshtunica, është duke i kryer obligimet që i ka marrë. Por, ia kujtoj atij e gjithë të tjerëve se Kosova ka zot dhe nuk ka qeveri të mund ta kthej mbrapa!”, ka deklaruar Haradinaj në ‘Facebook’.
Në disa paraqitje të fundit televizive e ka akuzuar Kurtin edhe se “është njeri i Serbisë”.



Të tjera
Kosova Lajme
Nga 1 marsi – 15 kategori do të lejohen të udhëtojnë falas me trafik urban në Prishtinë
Nga 1 marsi 2026, Trafiku
Aktuale
Deputeti i PDK-së tregon se çfarë presidenti po kërkon Albin Kurti
Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani, ka
Aktuale
Edhe pak ditë afat, takimet Kurti-Hamza-Abdixhiku ‘‘s’nxorën’’ emër për president
Anipse afati për zgjedhjen e presidentit