Përparim Rama fiton betejën me Qeverinë: Buxheti i Prishtinës përfshihet në projekt-buxhetin 2026

 

Komisioni për Buxhet me 10 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim e ka përfshirë buxhetin e Komunës së Prishtinës dhe atë të Shtimes, në Projektligjin për Ndarjet Buxhetore për vitin 2026.

Këto propozime i bëri ministri i Financave, Hekuran Murati, i cili tha se dje Komuna e Prishtinës dhe ajo e Shtimes i kanë kryer të gjitha kërkesat që nevojitet dhe sot është propozuar përfshirja në pjesën tabelare.

“Sa i përket komunave që nuk janë të përfshira në pjesën tabelare për arsye se janë vonuar qoftë në miratim apo kompletim të procedurave dhe dorëzim të buxhetit tek Ministria e Financave, unë e kam thënë se nëse ato komuna arrijnë që në mes të dy leximeve para ditës së nesërmeve dhe datës së sotme të plotësojnë të gjitha kërkesat, atëherë ne si ministri do t’i sjellim këtu tabelat e përditësurara dhe do t’i propozojnë që të shkojnë si amandament para komisionit. Deri tani teksa po flasim këtë proces e kanë përmbyllur Komuna e Prishtinës dhe e Shtimes, prandaj rekomandimi i ministrisë është që të përfshihen si pjesë e tabelave të ligjit për ndarje buxhetore, meqenëse ditën e djeshme e kam marrë buxhetin nga Komuna e Prishtinës, për dallim prej asaj që thuhej nga kryetari i Prishtinës se e ka dërguar buxhetin tek dje e proceduar janë përmbyllur, tash e kemi edhe Komunën e Prishtinës dhe të Shtimes, të cilat i kanë përmbushur të gjitha kërkesat sa i përket përfshirjes në pjesën tabelare të buxhetit. Komuna e Zubin Potokut që dje e ka miratuar në Kuvendin Komunal buxhetin, megjithatë ende nuk ka arritur që të kompletoj procedurat pasuese….Komuna e Prishtinës dhe e Shtimes kanë përmbushur të gjitha detyrimet dhe janë të gatshme të përfshihen”, tha ai.

Meqenëse, komuna e Zubin Potok nuk u përfshi në këto amanadamentime, pasi ministri i Financave, Hekuran Murati tha se kjo komunë nuk ka arritur t’i kompletojë procedurat pasuese ndonëse dje është votuar, deputetja e Listës serbe, Verica Ceremic pati kritika karshi projektbuxhetit për vitin 2026, duke thënë se i ka lënë anash komunat me shumicë serbe.

“Duke i parë këto 700 faqe të buxhetit, kam vërejtur se në 10 komuna me shumicë serbe nuk kanë të përfshirë asnjë projekt i madh kapital infrastrukturore ne do t’i dërgojmë disa amandamente… Por kësaj radhe i keni lënë tërësisht anash komunitetin serb. Sa i përket funksionimit të buxhetit për popullin që ua ka dhënë këtë besim, unë vlerësoj se ju do ta shqyrtoni buxhetin e Zubin Potokut pasi që komuna ua ka dorëzuar të gjitha dokumentet deri më 17. 02”, tha ajo.

Ministri i Financave ,Hekuran Murati i ka quajtur të pavërteta deklarimet e deputetes së Listës Serbe.
Konsideroj se është e padrejtë të thuhet se po lihen anash komunat me popullsi me shumicë serbe konsideroj se është e pavërtetë nëse shikoni ndarjen për kokë banori kjo e argumenton të kundërtën pra nuk lihen anash, ajo çfarë po ndodh në këtë rast dhe nuk ka të bëjë me komunën specifike ka ndodhur ngjashëm edhe vitin e kaluar Zubin Potoku ka qenë komuna që nuk ka arritur ta miratoj buxhetin në Kuvendin Komunal”, theksoi ai. /kp/

Të tjera