Dy shkelje të rënda në trafik, gjoba deri në 500 euro dhe masa mbrojtëse

Policia ka shqiptuar gjoba dhe masa mbrojtëse ndaj dy kundërvajtësve për shkelje të rënda të rregullave të trafikut

Rasti i parë ka ndodhur, më 15 janar 2026, kur një drejtues mjeti ka tejkaluar shpejtësinë e lejuar në një zonë ku kufizimi me shenjë trafiku ishte 80 km/h. Sipas njoftimit, ai ka drejtuar veturën me shpejtësi prej 186 km/h. Shkelja është incizuar nga vetë kundërvajtësi, ndërsa më 18 shkurt 2026 atij i është shqiptuar fletëgjobë në vlerë prej 500 eurosh, 5 pikë negative dhe masë mbrojtëse prej 6 muajsh, shkruan IndeksOnline.

Ndërkaq, më 16 shkurt 2026, në rrugën Klinë–Pejë, në fshatin Grabanicë, një autobus ka kryer tejkalim në vijë të plotë, ndonëse një veprim i tillë është i ndaluar me shenja trafiku horizontale dhe vertikale. Shkelja është dëshmuar përmes video-incizimit.

Për këtë kundërvajtje, drejtuesit të autobusit i është shqiptuar gjobë prej 200 euro, 2 pikë negative dhe masë mbrojtëse prej 3-muajsh.

Policia ka bërë thirrje për respektim të rregullave të trafikut, duke theksuar se shkeljet e tilla paraqesin rrezik serioz për sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion./

Të tjera

Uncategorized

Metodi di pagamento sicuri e veloci disponibili su Star Casino

In questo articolo esploreremo i metodi

Lajme

Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës

Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen