Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, përkatësisht Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB) ka zgjatur afatin e aplikimit deri më 27 shkurt të këtij viti, në ora 16:00, në kuadër të Thirrjes për Aplikim për pagesa direkte për: qumësht sipas cilësisë, therjet e raportuara të gjedhit, viçat për majmëri, zogjtë për majmëri (brojlerët) dhe akuakulturë.
“Zgjatja e afatit është bërë pas kërkesave të fermerëve, të adresuara në AZHB, Ftohen të gjithë fermerët që nuk kanë aplikuar ende, ta shfrytëzojnë këtë mundësi brenda afatit të ri”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.



Të tjera
Lajme
Humolli nga zyra e OBSh-së në Kosovë: Bota po përgatitet për një pandemi të ardhshme
Drejtoresha e Zyrës së Organizatës Botërore
Aktuale
KEDS tregon cilat zona mbesin pa rrymë nesër për shkak të punimeve
KEDS ka njoftuar për “punime
Aktuale
Haxhiu për çështjen e presidentit: Jam e hapur të ndihmoj
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe