Agjencia e Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se përmes Sistemit të Alarmimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë (RASFF) ka marrë informacion për praninë e substancës (toksinës) cereulide në formulat për foshnje Aptamil Pronutra 1, Pronutra 2 dhe Bebelac 1, me origjinë nga Polonia.
Për shkak të këtij rreziku, është kërkuar tërheqja e menjëhershme e këtyre produkteve nga tregu. Produktet janë importuar në Kosovë dhe kanë qenë në qarkullim para vendimit të datës 11.02.2026, me të cilin u ndalua përkohësisht importi i produktit Aptamil në vendin tonë.
“Duke qenë se niveli i rrezikut është vlerësuar si serioz, AUV, në bashkëpunim me kompaninë importuese, ka ndërmarrë masa të menjëhershme për tërheqjen nga tregu të produktit Aptamil, formulë ushqimore për foshnje, prodhuar nga Nutricia Zakłady Produkcyjne Sp. z o.o., Poloni, dhe i importuar në Kosovë nga UNION SH.P.K., Vushtrri”, thuhet në njoftimin e Agjencisë.
Njëherësh, AUV bën thirrje tek konsumatorët që të mos përdorin produktet Aptamil Pronutra 1, Aptamil Pronutra 2 dhe Bebelac 1 me datat e skadimit të specifikuara, por t’i kthejnë ato në pikën e shitjes.



Të tjera
Uncategorized
Metodi di pagamento sicuri e veloci disponibili su Star Casino
In questo articolo esploreremo i metodi
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen