Kadri Veseli në fjalën përmbyllëse në Speciale, ka thënë se, nuk ka asnjë provë që të tregojë se ai ka kryer krime.
Veseli ka shtuar se nuk është provuar asnjë veprim i kundërligjshëm nga ana e tij, përcjell Express.
Veseli ka komentuar edhe aspektin e luftës, duke thënë se ai s’ishte bërë pjesë e luftës për shkak të dëshirës për konflikt, dhe se, populli i Kosovës u privua nga mundësitë elementare për të jetuar si qytetarë të lirë.
‘’Në padrejtësi njeriu duhet të ruaj integritetin moral, dhe vlerat themelore humane. Pas dekadash hetimesh, dokumentesh dhe hetimesh të panumërta, nuk ka asnjë provë që të tregojë se kam kryer ndonjë krim. Nuk është provuar asnjë veprim i kundërligjshëm nga ana ime, kjo nuk çështje interpretimi, është çështje fakti.
Sa i përket pjesëmarrjes sime në luftë, ajo nuk ka lindur prej dëshirë sime për konflikt. Si i ri edhe unë kam dëshiruar një jetë të thjeshtë, të jetoja në vendin tim, në paqe me familjen time. Autonomia e Kosovës u hoq, ne studentët u përjashtuam nga konviktet e fakultetet, populli ynë u privua nga mundësia elementare, për të jetuar si qytetarë të lirë dhe të barabartë.’’, ka thënë ai.



Të tjera
Lajme
Humolli nga zyra e OBSh-së në Kosovë: Bota po përgatitet për një pandemi të ardhshme
Drejtoresha e Zyrës së Organizatës Botërore
Aktuale
KEDS tregon cilat zona mbesin pa rrymë nesër për shkak të punimeve
KEDS ka njoftuar për “punime
Aktuale
Haxhiu për çështjen e presidentit: Jam e hapur të ndihmoj
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe