Presidentja Vjosa Osmani është shprehur optimiste se do të ketë mbështetjen e deputetëve të Kuvendit për të vazhduar mandatin e saj në krye të shtetit.
“Pres mbështetje nga të gjithë deputetët e Republikës së Kosovës dhe të gjitha partitë politike që ia duan të mirën Kosovës, pa dallim”, tha ajo në një intervistë për Kanal 10.
Më herët, Osmani tha se “kur po flas për deputetët po i përfshij edhe liderët e atyre deputetëve”.
E pyetur për raportin e saj me kryeministrin Albin Kurti, Osmani tha: “Kemi raport të mirë, institucional, bashkëpunojmë për çështje që janë në interes të Kosovës dhe kështu do të jetë edhe tash e tutje”.
Në rast se nuk e merr mbështetjen e Kuvendit, Osmani me bindje tha se ka alternativa tjera për të qëndruar në jetën politike.
“Natyrisht që ka [alternativa]. Absolutisht po”, tha ajo, ndërsa shtoi se synimin aktualisht e ka të mbesë në postin që ka.
“Ne jemi të fokusuar tek vazhdimi i punëve të mira në kuadër të Presidencës së Republikës, por nëse vullneti i deputetëve do të jetë ndryshe unë jam e bindur që Kosova dhe populli i Kosovës do të na japë mundësi që t’i shërbejmë në një mënyrë që do ta përcaktojë vetë qytetari i Republikës. Cilido që të jetë përcaktimi i tyre për mua do të jetë fjala e fundit”.



Të tjera
Lajme
Humolli nga zyra e OBSh-së në Kosovë: Bota po përgatitet për një pandemi të ardhshme
Drejtoresha e Zyrës së Organizatës Botërore
Aktuale
KEDS tregon cilat zona mbesin pa rrymë nesër për shkak të punimeve
KEDS ka njoftuar për “punime
Aktuale
Haxhiu për çështjen e presidentit: Jam e hapur të ndihmoj
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe