Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur për mundësinë e një mandati të dytë në krye të shtetit, duke theksuar se vendimi i takon deputetëve të Kuvendit.
Ajo tha se ka raporte korrekte me shumicën dërrmuese të deputetëve, pa dallim partie, dhe se gatishmërinë për të vazhduar e ka shprehur me vullnet të plotë, duke e konsideruar këtë në interes të vendit.
“Unë kam raport korrekt me shumicën dërrmuese të deputetëve, pa dallim partish. Kur kam thënë që besoj se është në të mirën e Kosovës që të vazhdojmë me punët që kemi filluar, sidomos me afrimin e vendit tonë me ndërkombëtarët… e kam thënë me vetëdije të plotë që kjo çështje është në duart dhe vullnetin e deputetëve të Kosovës. I njoh shumicën prej tyre, ata më njohin mua, e kanë parë punën time; tani u takon atyre ta vlerësojnë këtë, po ashtu siç e kemi vlerësuar ne dhe populli i Kosovës se është në të mirën e Kosovës sonë që të vazhdohet me një mandat tjetër. Nëse e vlerësojnë ndryshe, do të gjejmë mundësi dhe rrugë të tjera për të kontribuar dhe për t’i shërbyer shtetit tonë. Cilado rrugë që të zgjidhet, është krejtësisht në rregull”, tha ajo.
Sipas saj, procesi tashmë është në dorën e deputetëve.
“Kemi raport të mirë, kemi raport institucional, bashkëpunojmë për çështje në interes të Kosovës, kështu do të jetë edhe tutje. Pres mbështetje nga të gjithë deputetët dhe partitë që ia duan të mirën Kosovës”, u shpreh presidentja. /Gazeta10



Të tjera
Uncategorized
Metodi di pagamento sicuri e veloci disponibili su Star Casino
In questo articolo esploreremo i metodi
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen