Presidentja Vjosa Osmani u është bashkuar qytetarëve në marshin për të kërkuar drejtësi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Osmani u fut mes protestuesve, duke përshëndetur kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza dhe Endrit Thaçin, dajlin e ish-presidentit Hashim Thaçi.
Presidentja e ka cilësuar të padrejtë gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Duke iu referuar procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale në Hagë, Osmani foli sot në seancën solemne të Kuvendit për “përpjekje për ta barazuar luftën tonë çlirimtare me krimet e regjimit gjenocidal të Serbisë”.
Osmani tha se UÇK-ja është “shtylla më e fortë” e shtetit” dhe “nuk mund të zhbëhet nga asnjë përpjekje për për rishkrim apo deformim të historisë”.





Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në