Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar Kosovën për përvjetorin e pavarësisë përmes një postimi në rrjetet sociale, duke ndarë edhe një fotoalbum nga vizita e tij e një dite më parë në Prishtinë.
“MIRËMËNGJES 😊 me fotot e vizitës sime dje në Prishtinë, i uroj Kosovës gëzuar pavarësinë”, ka shkruar Rama, duke shprehur njëkohësisht keqardhjen që nuk mund të jetë i pranishëm në manifestimin popullor të solidaritetit për ish-drejtuesit e Ushtria Çlirimtare e Kosovës, të cilët po përballen me proces gjyqësor në Hagë.
Ai e ka cilësuar situatën e tyre si “ferri i (pa)drejtësisë ndërkombëtare”, duke iu referuar akuzave dhe procesit që po zhvillohet ndaj katër ish-udhëheqësve të UÇK-së në Dhomat e Specializuara.



Të tjera
Lajme
Humolli nga zyra e OBSh-së në Kosovë: Bota po përgatitet për një pandemi të ardhshme
Drejtoresha e Zyrës së Organizatës Botërore
Aktuale
KEDS tregon cilat zona mbesin pa rrymë nesër për shkak të punimeve
KEDS ka njoftuar për “punime
Aktuale
Haxhiu për çështjen e presidentit: Jam e hapur të ndihmoj
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe