Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmilla Shekerinska, në një intervistë për agjencinë e lajmeve Beta, ka thënë se NATO është duke pritur që ata që janë përgjegjës për sulmin e Banjskës të dalin para drejtësisë. Ajo ka thënë se përmes kësaj duan që të parandalojnë që diçka e tillë të përsëritet, raporton Express.
Shekerinska ka thënë se kanë marrë garanci nga Beogradi se autorët do të mbahen përgjegjës.
“Ne morëm garanci ose një angazhim shumë të qartë nga autoritetet në Beograd se përgjegjësia do të përcaktohet dhe ky do të jetë qëndrimi ynë në të ardhmen”, ka thënë Shekerinska.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, në një konferencë në Bruksel këtë javë se ai “ende pret përgjegjësi” për ngjarjet në Kosovë, duke shtuar se presidenti serb i kishte premtuar se do ta përmbushte atë dhe se priste ta bënte këtë së shpejti.
Duke folur për këtë deklaratë, Shekerisnka ka thënë se kjo tregon që NATO pret nga autoritetet serbe që të dalin me rezultate.
Kur u pyet nëse kjo do të thoshte se deri më tani nuk kishte pasur rezultate për këtë çështje, Shekerinska u përgjigj se Rute “prandaj po bënte thirrje përsëri për përgjegjësi”.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në