Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka vendosur që në këtë mandat të ri si kryeministër i Kosovës, të ketë një qeveri me më shumë ministri. Megjithatë, disa emra të vjetër janë lënë jashtë përbërjes së ekzekutivit dhe disa fytyra të reja janë shtuar për të drejtuar dikastere të rëndësishme.
Përveç Rozeta Hajdarit dhe Arbërie Nagavcit, Kurti nuk e ka përfshirë në përbërjen e re të ekzekutivit as Besnik Bislimin, njeriu që ka drejtuar ekipin negociator të Kosovës për bisedimet në Bruksel dhe që ka qenë zëvendëskryeministër ri parë.
Përgjatë Qeverisë Kurti II, Bislimi ka drejtuar bisedimet me Serbinë dhe përgjatë mandatit të tij si kryengeociator është arritur Marrëveshja e Brukselit dhe Aneksi i Ohrit.
Në vend të Bislimit, Kurti ka emëruar si zëvendës të tij të parë, mikun e tij të vjetër të partisë, Glauk Konjufcën, të cilit gjithashtu ia ka besuar edhe drejtimin e diplomacisë.
Ndryshe nga Kurti, Konjufca si i mandatuar për krijimin e Qeverisë së Kosovës para zgjedhjeve të 28 dhjetorit, e kishte propozuar Bislimin për ministër të Infrastrukturës.
Ndërkohë që fati i Besnik Bislimit mbetet ende i paqartë dhe s’dihet nëse Kurti do ta angazhojë në ndonjë detyrë të re.
Kreu i LVV-së në këtë përbërje të re të ekzekutivit ka rezervuar një prej ministrive më të rëndësishme, atë të Infrastrukturës për ish-kreun e Kuvendit të Kosovës, Dimal Bashën.
Pritet të shihet se cila do të jetë performanca e Bashës në një ministri delikate, me një numër projektesh infrastrukturore ende të papërfunduara dhe me rrugën Prizren-Tetovë që është në fazën e parë të ndërtimit. Këtë ministri më herët e kanë drejtuar Liburn Aliu dhe Hysen Durmishi.



Të tjera
Lajme
Humolli nga zyra e OBSh-së në Kosovë: Bota po përgatitet për një pandemi të ardhshme
Drejtoresha e Zyrës së Organizatës Botërore
Aktuale
KEDS tregon cilat zona mbesin pa rrymë nesër për shkak të punimeve
KEDS ka njoftuar për “punime
Aktuale
Haxhiu për çështjen e presidentit: Jam e hapur të ndihmoj
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe