Deputetët mblidhen për konstituimin e Kuvendit

Kuvendi i Kosovës pritet të mblidhet sot në seancën konstituive, e cila nis nga ora 17:00, për të shënuar fillimin e legjislaturës së dhjetë pas përfundimit të procesit zgjedhor të 28 dhjetorit.

Në zgjedhjet e 28 dhjetorit, 2025, Lëvizja Vetëvendosje doli forca e parë, me mbi 51 për qind të votave, duke fituar 57 nga 120 ulëset e Kuvendit.

Partia Demokratike e Kosovës mori 22 mandate, Lidhja Demokratike e Kosovës 15, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 6.

Njëzet ulëse janë të rezervuara për komunitetet joshumicë – dhjetë për komunitetin serb dhe dhjetë për komunitetet e tjera që jetojnë në Kosovë.

Komunitetit boshnjak i takojnë tri mandate, atij turk dy, ndërsa komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian nga një mandat secilit, plus një mandat shtesë për komunitetin më të votuar nga këto tri komunitete.

Një mandat i takon edhe komunitetit goran.

Të tjera

Uncategorized

Metodi di pagamento sicuri e veloci disponibili su Star Casino

In questo articolo esploreremo i metodi

Lajme

Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës

Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen