Presidentja e vendit, Vjosa Osmani pak më parë ka njoftuar se ka thirrur sencën konstituive për ditën e nesërme (e mërkurë) duke filluar nga ora 12:00.
Ish-kryeministri i vendit, Isa Mustafa, është pyetur se cilat janë pritshmëritë lidhur me këtë seancë.
Mustafa ka thënë se uron që në këtë pikë të respektohet Kushtetua, me qëllim që të konstituohet kuvendi dhe të funksionojë shteti.
“Uroj të të respektohet Kushtetuta, të konstituohet kuvendi dhe të funksionojë shteti”, ka thënë ai shkurt në një prononcim për IndeksOnline.
”Pas konsultimit me shumicën e partive parlamentare të përfaqësuara në kuvend dhe duke pasur parasysh urgjencën e krijimit të institucioneve, miratimit të buxhetit dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi, presidentja ka vendosur që seancën konstituive të kuvendit ta ftojë për nesër, më 11 shkurt 2026”, thuhet në njoftim.
Zgjedhjet e 28 dhjetorit nxorën fituese Lëvizjen Vetëvendosje me 57 ulëse, por pa shumicë qeverisëse. PDK-ja mori 22 mandate, LDK 15, AAK 6, ndërsa 20 ulëse u takojnë komuniteteve.
Që nga 9 shkurti, Kosova ndodhet në bllokadë institucionale. Kuvendi s’ka miratuar buxhetin 2026 dhe deri më 4 mars duhet të zgjedhë presidentin. Seanca konstituive, përfshin betimin e deputetëve dhe zgjedhjen e kryetarit e nënkryetarëve të kuvendit.



Të tjera
Aktuale
Netanyahu: Izraeli godet hekurudhat dhe urat e përdorura nga Irani
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, njoftoi se
Lajme
Mediat iraniane raportojnë për një zinxhir njerëzish rreth termocentralit në Tabriz pas kërcënimeve të Trump
Një zinxhir njerëzish është formuar rreth
Lajme
Humolli nga zyra e OBSh-së në Kosovë: Bota po përgatitet për një pandemi të ardhshme
Drejtoresha e Zyrës së Organizatës Botërore