Detaje të reja kanë dalë nga hetimet për manipulimin e votave në Qendrën Komunale të Numërimit në Dragash.
Pas intervistimit të 51 personave të dyshuar – kryesisht kryesues dhe komisionerë të numërimit – Prokuroria Themelore në Prizren ka marrë vendim që nëntë persona të ndalohen për 48 orë, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Falsifikim i rezultateve të votimit”.
Burime të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë të ditur se në mbajtje janë dërguar: Gazmend Mehmeti, Florent Rrahmani, Benjamin Berisha, Milot Qusaj, Astrit Krasniqi, Ajna Qengaj, Ridvan Shabani, Rami Qollopeku
Të njëjtit dyshohet se kanë pasur rol kyç në procesin e numërimit të votave, në cilësinë e kryesuesve të komisioneve, ku janë evidentuar parregullsi serioze që tashmë janë objekt i hetimeve penale.
Si pjesë e operacionit, nga Policia janë sekuestruar 51 telefona mobil, të cilët po ekzaminohen për komunikime dhe prova të mundshme që lidhen me manipulimin e procesit zgjedhor.
Rasti po hetohet nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prizren, në koordinim të plotë me Prokurorinë, ndërsa nuk përjashtohet mundësia e ndalimeve të tjera, varësisht nga zhvillimi i hetimeve dhe rezultatet e analizave forenzike.
Hetimet janë në vazhdim.



Të tjera
Aktuale
Netanyahu: Izraeli godet hekurudhat dhe urat e përdorura nga Irani
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, njoftoi se
Lajme
Mediat iraniane raportojnë për një zinxhir njerëzish rreth termocentralit në Tabriz pas kërcënimeve të Trump
Një zinxhir njerëzish është formuar rreth
Lajme
Humolli nga zyra e OBSh-së në Kosovë: Bota po përgatitet për një pandemi të ardhshme
Drejtoresha e Zyrës së Organizatës Botërore