Një person është arrestuar mbrëmjen e së dielës rreth orës 21:00 në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Podujevë, nën dyshimin për organizim të skemave piramidale.
Sipas njoftimit të Policisë, arrestimi është bërë në kuadër të një aksioni policor, gjatë të cilit është kryer edhe kontrolli i lokacionit.
Me këtë rast, janë gjetur dhe sekuestruar tri shtëpiza kompjuteri, dy monitorë, një skaner si dhe pajisje të tjera që dyshohet se janë përdorur për veprimtari të kundërligjshme.
I dyshuari, F.M. (mashkull), me vendim të prokurorit kompetent është dërguar në mbajtje. Ndërkohë, hetuesit policorë në koordinim me Prokurorin e Shtetit janë duke vazhduar veprimet e nevojshme procedurale për zbardhjen e plotë të rastit.



Të tjera
Uncategorized
Metodi di pagamento sicuri e veloci disponibili su Star Casino
In questo articolo esploreremo i metodi
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen