KQZ certifikoi rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 28 Dhjetorit për Kuvendin e Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme mori vendim për certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat janë mbajtur më 28 dhjetor 2025. Rezultatet u certifikuar për 24 subjektet politike dhe kandidatët e tyre.

Para certifikimit, kryesuesi Radoniqi njoftoi se PZAP dhe Gjykata Supreme kanë përfunduar me trajtimin e ankesave të parashtruara në këto institucione kundër rezultateve përfundimtare të shpallura nga KQZ më 31 janar 2026 dhe nuk ka ndryshime, thuhet në njoftimin e KQZ.

Anëtarët e KQZ-së votuan për shpalljen e rezultateve të këtyre subjekteve politike:

1.           Lëvizja VETËVENDOSJE!;

2.           PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – PDK;

3.           LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – LDK;

4.           AAK – ALEANCA PËR ARDHMËRINË E KOSOVËS;

5.           SRPSKA LISTA;

6.           NISMA SOCIALDEMOKRATE – NISMA;

7.           KOSOVA DEMOKRATİK TÜRK PARTİSİ – KDTP;

8.           Za Slobodu Pravdu i Opstanak;

9.           KOALICIJA VAKAT;

10.        NOVA DEMOKRATSKA STRANKA;

11.        INICIATIVA E RE DEMOKRATIKE E KOSOVËS;

12.        SOCIJALDEMOKRATSKA UNIJA – SDU;

13.        PARTIA LIBERALE EGJIPTIANE;

14.        PSA;

15.        PAI-PDAK-LPB;

16.        JEDINSTVENA GORANSKA PARTIJA;

17.        Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës;

18.        PARTIA ROME E BASHKUAR E KOSOVËS;

19.        PARTIA BALLI KOMBËTAR DEMOKRAT SHQIPTAR;

20.        FJALA;

21.        Iniciativa Qytetare Për Kosovë;

22.        KOSOVSKI SAVEZ;

23.        Kosovaki Nevi Romani Partia; dhe

24.        Nedžmidin Sejdilar.

Rezultatet e certifikuara të KQZ-së janë publikuar në ueb faqen e KQZ-së, në hapësirën Rezultatet e Zgjedhjeve ose në këtë vegzë: https://kqz-ks.org/rezultatet/zgjedhjet-per-kuvend-te-kosoves/

Të tjera