Një incident i dhunshëm ka ndodhur pak para mesnatës në Prishtinë, ku dy vëllezër janë përfshirë në një rrahje që ka alarmuar Policinë.
Rasti është raportuar më 08.02.2026 rreth orës 23:50, në rrugën “Bekim Fehmiu”, konkretisht në ambientet e hotelit “Bavaria”, ku sipas informatave fillestare bëhej fjalë për një rrahje në progres.
Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe kanë shoqëruar në stacion dy personat e dyshuar, Erion Dodaj (25 vjeç) dhe Egzon Dodaj (30 vjeç). Pas shikimit të kamerave të sigurisë dhe intervistimit të dëshmitarit, është konstatuar se të përfshirët janë vëllezër që jetojnë në të njëjtën shtëpi
Për shkak të natyrës familjare të incidentit, rasti është marrë nga hetuesi i dhunës në familje, i cili ka njoftuar Prokurorin kujdestar. Me urdhër të këtij të fundit, rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”, ndërsa të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.
Ata janë dërguar në Qendrën e Mbajtjes, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.



Të tjera
Aktuale
E rëndë: Një 12-vjeçar shqiptar humb jetën pasi rrëzohet nga dritarja e një ndërtese
Një ngjarje e rëndë është regjistruar
Lajme
Rruga Pejë – Kullë Rozhajë e pakalueshme për kamionë për shkak të borës
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) ka
Aktuale
Çka ndodhi në Kuvend: Kurti u shfajësua për inflacionin, opozita kërkoi heqjen e TVSH-së
Çmimi i rritur i derivatet e