E trishtë: Ndërron jetë Lirim Bajraktari pas aksidentit rrugor në Prishtinë

Një pasagjer ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të rënda nga një aksident që ndodhi mbrëmjen e 6 shkurtit në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Prishtinë.

Një automjet humbi kontrollin dhe u përplas me tetë vetura të parkuara pranë një qendre tregtare në Kalabri.

I ndjeri është identifikuar si Lirim Bajraktari.

Familjarët kanë njoftuar se pas përfundimit të procedurave ligjore, do të bëhet me kohë njoftimi për ceremoninë mortore, duke falënderuar të gjithë për mirëkuptimin dhe mbështetjen në këto momente të vështira.

Ndërsa policia konfirmoi për Sinjalin se viktima u dërgua për tretman mjekësor, por fatkeqësisht nuk arriti t’i mbijetojë lëndimeve.

“Me 06.02.2026 rreth orës 23:45 jemi njoftuar për një aksident në rrugën “Jusuf Gervalla” në Prishtinë, ku një automjet ka humbur drejtimin dhe ka dëmtuar barrierat e rrugës si dhe 8 automjete të tjera te cilat ishin të parkuara para një qendre tregtare ne Kalabri. Si pasojë e aksidentit është lënduar një person i cili është dërguar për tretman mjekësor”, deklaroi sot zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës.

 

Të tjera