Mendimi për Motin, ka njoftuar se në mëngjesin e të shtunës, pritet të ketë reshje shiu, ndërsa gjatë ditës do të ketë intervale me diell.
Në postim thuhet edhe se temperaturat maksimale pritet të arrijnë rreth 12 gradë celsius, ndërsa minimale do të lëvizin mes 4 dhe 7 gradë.
Postimi:
Ndryshueshëm në fundjavë. Intervale me diell e reshje shiu. Temperatura deri në 15C.
Mendimi për motin – 6.02.2026
Mot i ndryshueshëm po parashihet përgjatë fundjavë. Ditën e shtunë, pas rigave lokale të shiut herët në mëngjes, ditën parashihet të ketë intervale me diell. Më vonë, duke shkuar nga mbrëmja, shfaqen mundësi për zhvillime të reshjeve lokale të shiut. Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare jugperëndimore 5-11m/s. Temperatura minimale zbret në 4C e 7C, derisa maksimalja shënon rritje në 12C, lokalisht 15C.
Intervale me diell parashihen për ditën e diel, megjithëse kalojnë vranisra, që mund të shoqërohen me ndonjë rigë lokale shiu. Nga dita e hënë dhe martë kalojnë më shpesh vransira mbi vend, që herë pas here shoqërohen me riga lokale shiu. Temperaturat gradualisht zbresin në 7C e 8C, maksimalet, derisa minimalet zbresin në 3C e 1C. Ditën e mërkurë vijon mot i paqëndrueshëm, sa me vransira e intervale me diell, me mundësi për ndonjë rigë shiu. Temperaturat shënojnë rritje në 10C e 11C. Të martën frynë erë e lehtë dhe mesatare verilindore 3-7m/s.



Të tjera
Uncategorized
Metodi di pagamento sicuri e veloci disponibili su Star Casino
In questo articolo esploreremo i metodi
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen